×
  • Lajme
  • Lajme

    Vra*sja e rreshterit Lika, IPK suspendon nga puna dy zyrtarë policorë, treguan neglizhencë në arrestimin e të dyshuarit për vra*sje

    FrontOnline
    23 Prill 2025

    Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar nga puna dy zyrtarë policorë, pasi të njëjtit kanë dështuar në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e 17-vjeçarit, Rejhan Bela.

    Në komunikatën e IPK-s, thuhet se një toger ka qenë në dijeni dhe s’ka ndërmarrë veprime konkrete për arrestimin e të dyshuarit, ndërsa një rreshter ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj.

    “Hetuesit e IPK-së, bazuar në kompetencat ligjore sipas detyrës zyrtare ka filluar të ndërmarrë veprime hetimore paraprake lidhur me veprimet policore për zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit R. B ((i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamet Lika). Nga veprimet paraprake hetimore të ndërmarra dhe komunikimet zyrtare të pranuara, ekziston dyshimi i arsyeshëm se deri në këtë fazë të hetimit, dy zyrtarë policorë kanë dështuar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe kanë treguar neglizhencë serioze në zbatimin e urdhëresës për arrestimin e personit të dyshuar R.B”.

    “Nga informacioni i dokumentuar dhe i siguruar nga IPK-ja ekziston dyshimi se një toger policor në pozitën e shefit të sektorit të operativës, ka pasur dijeni për urdhëresën për arrest, por dyshohet se nuk ka ndërmarrë veprime konkrete operative për lokalizimin dhe kapjen e personit të kërkuar. Gjithashtu, bazuar në veprimet hetimore dyshohet se një rreshter policor i angazhuar në cilësinë e mbikëqyrësit në njësinë ndërlidhëse për gjykata, ka dështuar të raportojë me kohë dhe saktësi për urdhëresën për arrest si dhe dyshohet se nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për ekzekutimin e saj”,

    Që të dy zyrtarët policorë për të cilët IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre kanë qenë të angazhuar me detyrë në stacionin policor të Kaçanikut.

    “IPK vlerëson se dështimi i tyre në zbatimin e një vendimi të formës së prerë nga gjykata, cenon besueshmërinë institucionale dhe përbën bazë për procedim disiplinor dhe hetim të mëtejmë administrativ dhe penal”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

    Pas vrasjes së rreshterit Muhamet Lika, shkarkohet komandanti i Policisë në Kaçanik

     

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po...
    Lajme30 Maj 2025
    Avokati Ardian Bajraktari tha se Gjykata Kushtetuese ka afat deri në 60 ditë nga momenti i parashtrimit të kërkesës ta jap intepretimin...
    Lajme30 Maj 2025
    Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, së bashku me Drejtorin e...
    Të tjera
    Sport30 Maj 2025
    Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold. Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll...
    Lajme30 Maj 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar dy luftëtarë të lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku...
    Lajme30 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit...
    Lajme30 Maj 2025
    Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka...
    Lajme30 Maj 2025
    Hulumtuesi i KDI-së, Eugen Cakolli, ka thënë se VV-ja e ka përgjegjësinë aktuale për krizën në vend. Por, ai ka thënë se...
    Bota/Rajoni30 Maj 2025
    Një parcelë me rreth 1000 fidanë kanabisi është zbuluar në fshatin Libofshë të Fierit, në kuadër të operacionit kombëtar “Koordinata” kundër kultivimit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.