Dy të moshuar kanë shpëtuar për pak pa u goditur nga një veturë e cila po kalonte me shpejtësi të madhe pranë rrugës ku ata po qëndronin në trotuar në lagjen Shipol në Mitrovicë.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, mbesa e Smajl Kajtazit, Elbenita Kajtazi.
Ajo ka kërkuar që të ndërmerret ndonjë aksion në këtë rrugë duke shtuar se aty vozitet me çmenduri dhe u rrezikohet jeta e të gjithë banorëve të kësaj lagjeje.
Postimi i saj i plotë:
Miq të dashur, sot po ndaj një video jashtëzakonisht shqetësuese!
Në këtë video mund të shihni axhën tim Smajl Kajtazi dhe shokun e tij ,mikun tonë Faik Beka duke biseduar si dy njerëz normal përpara dyqanit të djalit të axhës Azem Kajtazi.
Lagjja Shipol është rrugë magjistrale për Skënderaj dhe banorëve të saj u rrezikohet jeta çdo ditë në këtë mënyrë sepse në këtë rrugë nuk ka kurrë patrulla të policisë, edhe pse i kemi telefonu sepse ky nuk është rasti i vetëm që ka ndodh, dhe asnjeherë nuk kemi gjetur përkrahje dhe ndërmarrje të ndonjë aksioni.
Ju lus portale të dashura ta shpënrdani dhe edhe ju të bëni apel për të ndërmarr ndonjë aksion në këtë rrugë sepse është çmenduri sesi vozitet aty dhe u rrezikohet jeta të gjithë banorëve të kësaj lagjeje!
Unë isha vet në Kosovë dhe e kam vërjetur edhe vet që është çmenduri se sa shpejt vozitet në një lagje kur ka aq shumë shtëpi dhe vendbanim!
Ne si familjarë jemi të shokuar po njëkohësisht të lumtur që axha jonë bashkë me axhin Faik kanë shpëtuar për një fije floku!!!!/Front Online/
https://www.facebook.com/kajtazielbenita/posts/3806782969376223