Një personi në Prishtinë i është ndaluar drejtimi i mjetit për 12 muaj dhe i njëjti është dënuar me 500€.
Po, ashtu i janë dhënë edhe 3 pikë negative.
Policia ka njoftuar se i dyshuari ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
Njoftimi i plotë:
Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë kontrollit në trafik ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, ku sasia e alkoolit në gjak është konstatuar me pajisje për matje të alkoolit dhe ka rezultuar me 3.43 promilë, i njëjti sipas ligjit është gjobitur me 500 €, 3 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.