Një fëmijë i moshës 5-vjeçare ka mbetur i lënduar dje në Vushtrri.
Kjo pasi që i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Vushtrri 07.07.2022 – 11:32. Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Front Online