“Parregullsitë që kemi identifikuar kanë qenë fotografimi i votës, më shumë ka pasë parregullsi në respektimin e masave kundër pandemisë. Një pjesë e komisionerëve ose të Këshillit të Vendvotimeve nuk i kanë mbajtur maskat dhe dorezat”.
Po ashtu, Latifi tha që ka pasë edhe raste kur qytetarët nuk i kanë hequr maskat sa për t’u identifikuar kur ia kanë dhënë letërnjoftimet.
“Në komunë të Klinës dhe Istogut, prej periudha të caktuara në vendvotime të caktuara, kemi 1-4 raste. Pra, është një numër i ndjeshëm i personave që kanë fotografuar votën”.
Latifi ka thënë se ka një vetëdijësim të qytetarëve krahasuar me zgjedhjet e kaluara.