Në shkollën fillore “Dardania” ka votuar edhe Robert Berisha.
Këngëtari është shprehur se gjithmonë e lë që pasdite të dale të votojë.
Berisha u shpreh që pret sa më pak filozofime nga kryetari i ardhshëm i Prishtinës.
“Gjatë fushatës po filozofojnë shumë, kemi me bërë këtë, kemi me bërë atë. Ujë nuk ka gjysma e Prishtinës, këto sene duhet t’i rregullojnë. Veterrniku s’ka ujë 24 orë. Duhet t’i rregullojnë gjërat elementare. Shpresoj që do të bëjnë diçka, të paktën 20% nga ato që kanë premtuar”, u shpreh Berisha.