14 shkurti po shënon ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në shkollën e mjekësisë “Ali Sokoli”.
Haradinaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita ka votuar në këtë qendër votimi. Haradinaj i ka lutur të gjithë qytetarët të dalin për të votuar, pasi këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për vendin. ‘Përshëndetje të gjithë juve si dhe qytetarëve të Kosovës. Unë dhe Anita ushtruam të drejtën tonë për të votuar.
I lus të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, të votojnë.
Këto zgjedhje janë shumë me rëndësi që të ju japim legjitimitet institucioneve të Kosovës. Na presin shumë sfida përballja me Serbinë, situata me pandeminë si dhe forcimi i brendshëm i vendit, pra ju lutem votoni të gjithë’, tha Haradinaj para medieve.