Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dalë në votime, raporton Front Online.
Lajmin e ka bërë të ditur Jahjaga përmes Facebook-ut.
Ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Sot shfrytëzova të drejtën time për të votuar dhe i bëj thirrje secilit prej jush, qytetarëve të Kosovës, ta shfrytëzoni këtë të drejtë dhe t’i votoni kandidatët e juaj të preferuar për Kuvendin e Kosovës! Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë element kyç i sistemit demokratik të cilin synojmë ta zhvillojmë dhe ta forcojmë edhe më tej. Vendosni maskën dhe votoni sot për të ardhem që doni ta keni nesër”, ka thënë ajo.