Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Florent Azemi fton qytetarët të dalin dhe të votojnë.
Azemi thotë se me rëndësi është që procesi të jetë i lirë dhe demokratik.
Ai tha se nuk ka vërejtje deri tani dhe se gjithçka është qetë dhe në rregull.
“Sapo votova në Lagjen e Boshnjakëve. Qytetarët duhet të dalin me votu. Me rëndësi është procesi të jetë i lirë dhe demokratik, shpresojmë që gjithçka me shku mirë. Deri tani nuk ka vërejtje, është qetë dhe në rreagull. Presim rezultatet e pastaj flasim“, thotë Azemi.