Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka votuar para pak çastesh, raporton Front Online.
Hoxhaj tha se qytetarët sot janë para dy opsioneve.
“Sot është dita kur flasin qytetarët e jo politikanët. Ata janë para dy opsioneve, para rimëkëmbjes ekonomike apo para një opsioni të mjegullës dhe izolimit të vendit. Ju dëshiroj suksese të gjithë qytetarëve”, tha shkurtimisht ai.
Hoxhaj gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.