Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka votuar vetëm para pak çasteve.
Ai e ka kryer obligimin qytetar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik / Juridik në kryeqytet,
Pas votimit, Kurti u prononcua për media, duke u bërë ftesë qytetarëve që të dalin në zgjedhje.
“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë. Është një mundësi që duhet përdorur. Kosova si shtet i pavarur, i kthehet këtë të dielë qytetarëve”, tha ndër të tjera Kurti.