14 shkurti e gjen Kosovën duke votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë një milion e 800 mijë qytetarë.
Qytetarët do ta kenë mundësinë të votojnë në 888 Qendra të Votimit, në gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.
Të drejtën e tyre kushtetuese për votim janë duke e ushtruar edhe femrat e burgosura në Burgun e Lipjanit.
“Si në të gjithë vendin, procesi i votimit po zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës. Të drejtën e votës po e shfrytëzojnë edhe të burgosurat e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan” thuhet në kumtesën e SHKK-së.