×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi përmes postës, kaq po paguajnë mërgimtarët për ta nisur zarfin

    FrontOnline
    04 Shkurt 2021

    Të martën është hapur afati për votim me postë nga diaspora. Mërgimtarët kanë afat që të votojnë deri më 12 shkurt. Shumë prej tyre tashmë e kanë përfunduar këtë proces, por po ankohen për çmimet që po iu duhet të paguajnë për të dërguar zarfet me vota në vendlindje përmes postës.

    Mërgimtarët që jetojnë në Gjermani po duhet të pagujanë gati 70 euro për të votuar përmes postës.

    “Kam votuar sot, por kjo kosto është shumë e lartë dhe s’është normale. Kam paguar 66.20 euro”, ka thënë një mërgimtar për Express.

    Më shtrenjtë se nga ky shtet, kushton votimi nga Suedia. Kosovarët që kanë votuar prej këtij shteti dhe votën e tyre e kanë përcjellë përmes postës kanë paguar rreth 80 euro.

    “Faleminderit” Organizates Kriminale KQZ qe me detyroj te paguaj 80 Euro per vote por nese eshte nevoja per vend timin edhe 800 i paguaj! From ?? with Love!”, ka shkruar një tjetër në rrjete sociale.

    Procedurat se si mund të votoni përmes postës

    Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

    Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në linkun: https://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

    Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

    -Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.

    -Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës Votimi Përmes PostësPosta nr. 6, Kutia Postare 351 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

    Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

    Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Prodën. Me...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia ka dalë me njoftim të ri për ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në Ferizaj, ku një person dyshohet se theri...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e ushtarit të FSK-së Liman Musliut, i cili vdiq aksidentalisht në vendin e punës,...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Pas kërkesës së palëve, seancat e planifikuara më 14 dhe 15 nëntor në gjykimin e Sabit Januzit, Ismet Bahtijarit dhe Haxhi Shalës...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Në Kuvendin e Kosovës sot filluan punimet e sesionit të 36-të Asamblesë Rajonale të Evropës (ARE) të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, në...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, Zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme, po merr pjesë në Forumin e Berlinit për Politikë...
    Sport12 Nëntor 2024
    Gjyqtarët kosovarë gjithnjë e më shumë po janë prezentë në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare. Disa prej tyre janë deleguar nga...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar vet Prokuroria nëpërmjet një emaili...
    Sport12 Nëntor 2024
    Rumania dhe Kosova do të përballen të premten mbrëma në Bukuresht në ndeshjen vendimtare për Grupin 2 të Ligës C në Ligën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.