×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill Komitetit të Ministrave që ta pranojë Kosovën si pjesëtare të saj. Megjithatë, kjo temë ende s’është futur në agjendën e Komitetit të Ministrave.

    Para një jave, me një shumicë dërrmuese të votave, deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE miratuan raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës. Tashmë kur çështjes do t’i japë epilog organi vendimmarrës i KiE, në një përgjigje për Gazetën Express, shërbimi për shtyp i Këshillit të Europës ka konfirmuar se tash për tash kërkesa e Kosovës nuk është futur në agjendë.

    “Rreth pyetjes suaj rreth shqyrtimit të aplikacionit të Kosovës, në këtë fazë nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave”, thuhet në përgjigje.

    Në deklaratën optimiste të tij në ditën kur Asambleja votoi pro anëtarësimit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se kërkesa e Kosovës do të shqyrtohet gjatë muajit maj në takimin e Komitetit të Ministrave.

    “Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj”.

    Kurti kishte thënë se është optimist fazën e fundit “meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës”.

    Ai më pas ishte zotuar se do të vazhdohet puna që i gjithë procesi të përmbyllet me sukses.

    Raportuesja greke, Dora Bakoyannis, që hartoi raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës kishte shprehur entuziazmin për mbështetjen që i dhanë kolegët e saj raportit.

    “Ata [anëtarët e APKE] votuan me një shumicë të jashtëzakonshme raportin tim që nënkupton se raporti është pozitiv për te Komiteti i Ministrave. Ata kërkuan opinionin tonë dhe opinioni ynë është pozitiv. Ne besojmë që ajo vrimë e vogël e zezë në zemrën e Europës duhet të mbyllet edhe dy milionë njerëz të tjerë do të kenë mbrojtjen e Këshillit të Europës, mbrojtjen për të drejtat e njeriut, të drejtat fetare dhe sigurisht mundësinë që të shkojnë në Gjykatën Europiane në rast se këto të drejtat shkelen”, kishte thënë ajo.

    Bakoyannis thotë se Kosova edhe nëse hyn në Këshill të Europës do të ketë një rrugë të gjatë, duke përmendur zotimet që i ka marrë që nga momenti i parë. Ajo kishte thënë se në këtë rast do të jetë në llupën e tyre.

    12 nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Europës nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, jo të gjithë deputetët e këtyre vendeve e kundërshtuan anëtarësimin e Kosovës gjatë votimit në Asamblenë Parlamentare./Express/

    Vedat Bajrami banori më i ri në Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.