Një premtim i shpalosur vite më parë nga VV ka kaluar sot në Kuvend edhe në lexim të dytë. Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar se këtë premtim do ta realizojnë ‘shumë shpejt’ duke treguar edhe komunat.
Pra ligji për Banimin e Përballueshëm Social, u votua në lexim të dytë dhe kësisoj u miratua përfundimisht.
“Ky projekt ka qenë njëri prej zotimeve e angazhimeve tona kyçe” ka thënë në një postim Aliu. “Po fillojmë shumë shpejtë me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë” ka shtuar ai.
Postimi i plotë:
Miratohet në Kuvend Banimi i Përballueshëm dhe Social
Sot, u votua edhe në lexim të dytë duke e miratuar përfundimisht ligjin për Banimin e Përballueshëm Social.
Ky projekt ka qenë njëri prej zotimeve e angazhimeve tona kyçe. Banimi i përballueshëm nuk ka ekzistuar as si ide e as si projekt më parë. Andaj, gjithçka kemi nisur nga zeroja që nga konceptimi fillestar, fizibiliteti për të kaluar tash së fundmi në aplikimin e komunave e deri te hapja e tenderit për ndërtimin e banimeve të para.
Po fillojmë shumë shpejtë me 4 komuna e 9 të tjera janë në radhë.
Na priftë e mbara!