Me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, është votuar Qeveria e Kosovës, të cilën do ta udhëheq kryeministri Albin Kurti, raporton portali Front Online.
Seanca tashmë është shpallur e mbyllur nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Pas përfundimit të saj deputetët e VV-së dhe anëtarët e kabinetit të ri qeveritar kanë shpërfillur masat antiCovid.
Ata u përqafuan me njëri-tjetrin teksa shkëmbyen urimet për atë që ndodhi sot.