×
  • Lajme
  • Lajme

    Votimi i Buxhetit për vitin 2025, Kurti: Është për rreth 9% më i lartë krahasuar me vitin paraprak

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Kuvendi i Kosovës ka votuar Buxhetin për vitin 2025, për këtë ka shkruar në Facebook, kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili thotë se ky buxhet është 9% më i lartë krahasuar me vitin e kaluar.

    Kurti ka thënë se buxheti është 50% më i lartë sesa në vitin 2020.

    “Buxheti 2025 me 3.6 miliardë euro, u miratua sot në Kuvend, dhe është për rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit paraprak, ose 60% më i lartë sesa në 2020 e 50% më i lartë sesa në 2021 (vite këto kur isha kryeministër me buxhete të trashëguara të pararendësve)”, ka shkruar Kurti.

    Më tutje, ai ka thënë se buxheti përmban paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

    “Ky buxhet përmbanë paga më të larta për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, pensionet e rritura me 20%, si dhe shtesat e fëmijëve gjithashtu të rritura”.

    Kreu i ekzekutivi ka thënë se ky buxhet përmban edhe mbështetje për bizneset e gratë ndërmarrëse, bujqit e kategori tjera.

    “Përmbanë edhe mbështetjen për bizneset, për gratë ndërmarrëse e të rinjtë që nisin karrierën. Edhe bujqit do të vazhdojnë të jenë më të mbështeturit në rajon”.

    “Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët e vendit. Është buxhet për ta rritur mirëqenien e për ta zhvilluar ekonominë. Falënderoj secilin deputet e secilën deputete për votën e tyre mbështetëse. Ky është buxheti i katërt që po e miratojmë në Kuvendin e Republikës, e do të jetë i pari për mandatin që na pret. Çdoherë e më shumë, gjithnjë e më lart për të gjithë”, ka shkruar Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka thënë se mungesa e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka qenë goditje e madhe...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Poloni, ka vijuar me një takim të përbashkët me deputetë të Parlamentit të Polonisë, anëtarë të...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Francës. Haradinaj tha se...
    Të tjera
    Vip21 Nëntor 2024
    Vullneti ka diskutuar me Gresën për debatin që kjo e fundit kishte me Drenushën dhe Xhenetën. Pas këtij debati të ashpër, Gresa...
    Vip21 Nëntor 2024
    Gresa e ka ‘akuzuar’ Drenushën se po shfrytëzon rastin dhe po ia prek muskujt djemve. “Drenushë a i patën muskujt e mirë...
    Vip21 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur, Kida është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime të ndryshme. Ajo vazhdimisht ndan momente të ndryshme me...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur Ndihmës Administratoren në Byronë për Evropë dhe Euroazi të USAID, ambasadoren Elizabeth McKee dhe Drejtorin...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ish-ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reaguar lidhur me plagosja e dy personave që ndodhi sonte në Prishtinë. Arifi ka...
    Sport21 Nëntor 2024
    Me një orë vonesë sonte do të luhet ndeshja e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror 2027. Loja ishte paraparë të niste me fillim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.