×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Votimet në Amerikë, Joe Biden do t’i shikojë rezultatet nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë

    FrontOnline
    05 Nëntor 2024

    Emri i presidentit amerikan Joe Biden nuk do të shfaqet në fletwvotimet  të martën, por rreziku është i madh për presidentin 81-vjeçar dhe trashëgiminë e tij, gjersa ai pret të shohë nëse vendi do të dërgojë paraardhësin ose pasardhësie e tij të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë vitin e ardhshëm.

    Bideni ka mbajtur një profil relativisht të ulët ditët e fundit dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe sot.

    Ai  dhe Zonja e Parë Jill Biden do të shikojnë rezultatet e zgjedhjeve nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë me kwshilltarw dhe staf të lartë të Shtëpisë së Bardhë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

    Biden, i cili nuk ka asnjë ngjarje publike në orarin e tij, pritet të marrë përditësime të rregullta ndërsa gara zhvillohet nw gjithë vendin.

    Zgjedhjet e sotme duken shumë më ndryshe nga ajo që Biden parashikonte disa muaj më parë, pasi ai shpresonte se votuesit do ta zgjidhnin atë për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë – dhe rezultati mund të ndihmojë në përcaktimin se si mbahet mend presidenti.

    Ekipi i Bidenit e ka ndjerë mbështetjen e tij të shpejtë për Harrisin, pasi braktisja e garës ndihmoi në vendosjen e rrugës që partia të bashkohej shpejt rreth kandidaturës së saj.

    Një fitore e Kamala Harrisit do ta mbante Donald Trumpin, presidenca përçarëse e të cilit është ajo që e shtyu Bidenin të konkurronte në garën e 2020-ës, nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë.

    Edhe pse ai është lwnw  mënjanë, Bideni ka vazhduar të paralajmërojë se çfarë mund të mbajë një presidencë e dytë e Trumpit pwr Amerikwn. Dhe Shtëpia e Bardhë ka punuar për të mbrojtur disa nga arritjet e tij kryesore në rast se Trumpi do të fitonte dhe do të kërkonte të zhbënte shumë pjesë të trashëgimisë së presidentit.

    “Kam mosmarrëveshje të mëdha me Trumpin dhe personalitetin e tij”, tha Biden të shtunën. “Çfarë do të ndodhë? Çfarë do të ndodhë nëse e shkëmbeni administratën time për të tijën?”

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka arritur në Emiratet e Bashkuara Arabe ku ka shkuar me ftesë të presidentit, Sheik Mohammed bin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.