Në 30 votat e para duket se po prin Lumir Abdixhiku për të marrë timonin e partisë më të vjetër parlamentare në Kosovë, LDK-së.
Një burim i një gazetarit të Kanal 10 ka treguar që në 30 votat e para po prin bindshëm kandidati Abdixhiku, përcjell Periskopi.
Në vend të dytë ishte z.Lutfi Haziri ndërsa në vend të tretë ishte z.Besjan Mustafa.
LDK i ka 335 delegatë dhe nëse asnjëri prej kandidatëve nuk merr më shumë se 50% të votave, atëherë do të ketë një raund tjetër votimi.