×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Vonesa në punë e vlerësim i dobët: Kjo është kandidatja për guvernatore të BQK-së që po përkrahet nga VV-ja

    FrontOnline
    25 Janar 2023

    Shkëndije Himaj është në mesin e kandidatëve që ka mësyrë pozitën e guvernatores në Bankën Qendrore të Kosovës. Gazeta Nacionale nga burimet brenda BQK-së ka mësyar se kjo kandidate ka përkrahjen e Bordit që është emëruar nga Vetëvendosja në këtë institucion të rëndësishëm.

    Procesi i intervistimit të kandidatëve tashmë është në fazën e fundit, dhe emrat së shpejti do të dorëzohen për në Kuvendin e Kosovës.

    Megjithatë, Shkëndije Himaj, po përkrahet nga Vetëvendosje, nuk ka një të kaluar krejtësisht të pastër në përvojën e saj në Bankën Qendrore të Kosovës.

    Ajo ka pasur disa herë procedurë disiplinore me komisionet brenda BQK-së lidhur me shkelje të ndryshme që ka bërë gjatë përvojës së saj në cilësinë e Këshilltares së Lartë të Bordit Ekzekutiv për Sektorin Financiar.

    Vonesa të ndryshme në punë, pushime mjekësore pa dëshmi të mjaftueshme, mosrespektim i rregulloreve të brendshme dhe shkelje të tjera, ishin evidentuar në këtë raport disiplinor për Shkëndije Himajn, që e ka siguruar gazeta Nacionale.

    Në këtë raport, vërtetohet se Shkëndije Himaj në disa vitet e fundit është vlerësuar me nota të dobëta të vlerësimit. Madje, Komisioni kishte gjetur se Himaj nuk ka ofruar pothuajse asnjë këshillë për Bordin Ekzekutiv të BQK-së.

    “Më datë 25.01.2022, znj. Himaj Zekaj i është bërë vlerësimi i përformancës në punë për vitin 2021 (01 janar 2021 – 31 dhjetor 2021), ku me këtë rast është vlerësuar më notën Pamjaftueshëm (0- 1.4), që nënkupton vlerësim i dobët. Po ashtu edhe më datë 04.04.2022, znj. Himaj Zekaj, i është bërë vlerësimi i përformancës në punë për tre (3) mujorin e parë të vitit 2022 (01 janar – 31 mars 2022), ku me këtë rast është vlerësuar më notën Pamjaftueshëm (0-1.4), që nënkupton vlerësim i dobët”, thuhet në këtë raport të siguruar nga Nacionale.

    “Po ashtu edhe më datë 05.05.022, znj. Himaj Zekaj, i është bërë vlerësimi i përformancës në punë për muajin prill të vitit 2022 (01 prill – 30 prill 2022), ku me këtë rast është vlerësuar më notën Pamjaftueshëm (0-1.4), që nënkupton vlerësim i dobët”, thuhet më tutje.

    “Komisioni Disiplinor ka konstatuar se nuk ka gjetur fakte të cilat vërtetojnë se znj. Himaj Zekaj, ka kryer ndonjë punë, apo ka dhënë ndonjë këshillë për Bordin Ekzekutiv, sipas detyrave dhe përgjegjësive të punës dhe kontratës se saj, për me shumë se pesë (5) muaj dhe së vlerësimi i përformancës së punës si i tillë është i qëndrueshëm. Për herë të parë që ka dorëzuar një këshillë dhe raport pune është gjatë muajit maj 2022, pas pranimit të vendimit për themelimin e Komisionit Disiplinor”, bëhet e ditur në këtë raport kronologjik për kandidaten për guvernatore, Shkëndije Himaj.

    Pushimet pa dëshmi, daljet nga puna…

    Në vitin 2022, Himaj kishte kërkuar për disa herë me radhë pushimin mjekësor, megjithatë në disa raste ajo nuk e kishte vërtetuar me dëshmi mjekësore. Këtu përmendet edhe një avokat ndërkombëtar i Himajt, që nuk kishte pasur as licensë në Kosovë për veprimtarinë që po e kryente.

    “Pas përfundimit të pushimi mjekësor pa pagesë prej dy jave, znj. Himaj me datën 06 korrik 2022 është dashur të paraqitet në punë, pasi që kërkesa e saj për pushim mjekësor pa pagesë prej gjashtë (6) muajve i është refuzuar, për arsye se në raportin mjekësor të ekzaminimit kardiologjik, nga Dr. Daut Gorani – Internist&Kardiolog, të dërguar në BQK, askund nuk rekomandohet pushim mjekësor për znj. Himaj Zekaj, siç kërkohet në paragrafin 3 të nenit 46 (Pushimi mjekësor) të PMP në BQK, i cili thekson se: “I punësuari ka të drejtë në pushim mjekësor pa pagesë, konform kërkesës së shtruar dhe rekomandimit të mjekut të punëdhënësi””, thuhet në raportin e komisionit disiplinor.

    E kjo nuk ishte hera e vetme kur Himaj u ballafaqua me Komisionin Disiplinor. Në vitin 2021 asaj i ishte dhënë vërejtje me shkrim për shkak të daljeve nga puna pa e informuar përgjegjësin.

    “Ndërsa, sipas Vendimit Nr. 44/2021 të datës 11 tetor 2021 të Guvernatorit, znj. Himaj Zekaj i është a disiplinore “Vërejtje më shkrim” për shkak se kur ka munguar nga puna (daljet gjatë orarit të punës, më datat 29 korrik 2021, 27 dhe 31 gusht 2021, 02 shtator 2021 dhe 06 tetor 202) ka njoftuar vetëm DBNJ-në duke mos njoftuar mbikëqyrësin e saj të drejtpërdrejtë (siç kërkohet me PMP dhe Vendimin Nr. 02/2020 të datës 21 janar 2020 për caktimin dhe respektimin e orarit të punës) edhe përkundër faktit se DBNJ përmes e-mail-ve (të datës 10 gusht 2021 dhe 03 shtator 2021) ka kërkuar znj. Himaj Zekaj, që në raste të tilla duhet të njoftohet mbikëqyrësi i juaj i drejtpërdrejtë. Më këto veprime znj. Himaj Zekaj ka bërë shkelje disiplinore të përcaktuar në nenin 58 paragrafin 1 nënparagrafin 1.9 të Politikës për Marrëdhënie Pune në BQK, i cili përcakton: 1. Shkelje të lehta disiplinore konsiderohen: 1.9. Dalja nga puna pa e njoftuar udhëheqësin e drejtpërdrejtë, si dhe mos respektim të Vendimit Nr. 02/2020 të datës 21 janar 2020 për caktimin dhe respektimin e orarit të punës”, thuhet në raportin e Komisionit.

    Madje, sipas këtij dokumenti të siguruar nga Nacionale, Himaj kishte qenë nën hetim nga Prokuroria për kepqërdorim të detyrës dhe ryshfet. Megjithatë, më pas kishin pushuar hetimet.

    “Vlen të theksohet se ndaj të punësuarës në fjalë, gjatë vitit 2010, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka marrë Aktvendim (më dt. 21.07.2010) për Fillim të Hetimeve kundër të pandehurës znj. Shkendije Himaj, për veprat penale: – Keqpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit, nga neni 339 par.3 të KPK-së dhe të dënueshme më burgim prej një (1) viti deri në tetë (8) vjet lidhur me nenin 23 të KPK-së, dhe – Marrje e ryshfetit, nga neni 343 par. 1 të KPK-së, dhe të dënueshme më burgim prej gjashtë (6) muajve deri ne pesë (5) vjet lidhur me nenin 23 të KPK-së. Në drejtim të zbulimit të veprave penale, Prokuroria Speciale gjatë procedurës së hetimeve ka ndërmarrë një seri veprimesh hetimore në raport me znj. Shkendije Himaj për të vërtetuar fajësinë apo pafajësinë e saj, në drejtim të veprave penale Shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit dhe Marrje e ryshfetit”, thuhet në raport.

    Konkursi për guvernator në Bankën Qendrore të Kosovës është mbyllur, dhe procesi i intervistave është në fazën finale. Emrat së shpejti pritet t’i dërgohen Kuvendit të Kosovëvs për votim.

    Disa nga kandidatët e tjerë janë: Fehmi Mehmeti, Nexhat Kryeziu, Shkëndije Himaj, Emanuel Bajra, Mentor Nimani, Bezad Halilaj, Artan Ajazaj, Valdrin Krasniqi, Mentor Geci, Genc Rraci, Ardian Uka dhe Arta Hoxha.

    KESCO Premium hapet në Qendër të Prishtinës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, duke kujtuar rënien e fashizmit në Itali më 1945 e rënien e diktaturës në Portugali, tha se partia e...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qeveria amerikane do të shpallë së shpejti kontrata armësh me vlerë 6 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Emisari i BE-së,, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin e djeshëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq. Ai tha...
    Lajme26 Prill 2024
    Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar të dhënë serioze dhe shqetësuese për nivelin e korrupsionit në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Sport25 Prill 2024
    Manchester City ka triumfuar me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier....
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.