×
  • Lajme
  • Lajme

    Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor javën tjetër, më 26 tetor në Prishtinë pritet nga Osmani e Kurti

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do t’i vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për angazhim në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian.

    Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka paralajmëruar se procesin e zgjerimit e ka ndër prioritetet kryesore dhe për këtë e ka caktuar një komisionare, e cila do të merret vetëm me zgjerimin e bllokut.

    Sipas paralajmërimeve nga KE-ja, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që BE-ja po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

    Von der Leyen do ta nisë turneun e saj në rajon të mërkurën, më 23 tetor, me ndalesën e parë Shqipërinë, ku do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. ajo do të marrë pjesë edhe në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

    Më 24 tetor, ajo do të shkojë në Maqedoninë e Veriut dhe në Bosnje e Hercegovinë. Në Bosnje, ajo do t’i vizitojë edhe zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit, dhe do të shpreh gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballje me pasojat.

    Në Serbi, Von der Leyen do të qëndrojë më 25 tetor, ku do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

    Von der Leyen do të udhëtojë pastaj për vizitë Kosovë të shtunën e 26 tetorit, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizitën në rajon ajo do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi të shtunën në Podgoricë.

    Vetëm disa ditë pas vizitës së saj, Komisioni Evropian do t’i miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet e përfshira në këtë proces.

    Fokusin e veçantë Von der Leyen do të ketë në paketën e BE-së për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor, e cila parasheh ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende.

    Të premten e kaluar, BE-ja i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes.

    Kosova, e cila aplikoi për anëtarësim në BE më 15 dhjetor të vitit 2022, mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk e ka ende statusin e vendit kandidat./RadioEvropaeLirë

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Ministri francez për Evropë, Benjamin Haddad, ka shkruar për takimin që ka pasur sot në Paris me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti....
    Lajme18 Tetor 2024
    Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë më 29 tetor një vizitë në Tiranë. Burime të Top Channel...
    Lajme18 Tetor 2024
    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për...
    Të tjera
    Front TV18 Tetor 2024
    Këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka folur për Marrëveshjen e Ohrit, duke thënë se ajo duhet të zbatohet si e...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin për Europë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris....
    Lajme18 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ku shihet se...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dje një takim me mërgatën në Paris të Francës. Në një postim në Facebook, shefi...
    Sport18 Tetor 2024
    Pas dy ndeshjeve me Kosovën, Edon Zhegrova është gati për të vazhduar spektaklin në Ligue 1. Lille, ekipi ku luan Zhegrova zhvillon...
    Lajme18 Tetor 2024
    Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit. Kështu bëhet e ditur në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje ku u publikua edhe videoja që tregon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.