×
  • Lajme
  • Lajme

    Von der Leyen: Po punojmë me Osmanin për largimin e masave ndaj Kosovës

    FrontOnline
    26 Tetor 2024

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është e përkushtuar në punën e saj bashkë me presidenten Vjosa Osmani për largimin e masave të BE-së të vendosura ndaj Kosovës.

    Në një konferencë për media pas takimit me Osmani, ajo ka thënë se mirëpresin veprimin e Kosovës për lejimin e qarkullimit të mallrave serbe në pikën kufitare në Merdare.

    “Është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku dhe siç e thash e kemi mirëpritur hapjen e kufirit, por edhe progresin e anëtarësimit në CEFTA, pas kësaj duhe të punojmë në hapa të mëtejshëm që te arrijmë në një pikë që të largojmë të gjitha masat”.

    “Kjo do të ndihmojë që të binden shtetet e anëtare, siç e dini se edhe shtete anëtare duhet të japin pëlqimin e tyre për çdo hap, kështu që unë dhe presidentja Vjosa Osmani jemi shumë të përkushtuara që t’i gjejmë të gjithë hapat e nevojshme që t’i arrijmë këto qëllime të përbashkëta”, ka thënë Von der Leyen.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka takuar në Prishtinë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Von Der Leyen e...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. E para e vendit përmes...
    Të tjera
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von Der Leyen, në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani,...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka thënë...
    Lajme26 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në konferencën për media është pyetur për Planin e Rritjes dhe për parakushtet që...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kërcënim për demokracinë dhe sigurinë e ka cilësuar zyrtari i LDK’së, Visar Azemi, sulmin ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit. Azemi ka...
    Lajme26 Tetor 2024
    Deputetja e LDK’sw, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit. Kica-Xhelili ka thënë se...
    Lajme26 Tetor 2024
    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është në gjendje të mirë shëndetësore

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.