Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur pikëllimin për sulmin e sotëm në Vjenë, dhe ka ngushëlluar familjet e viktimave.
Ajo ka thënë se ata janë më të fortë se urrejtja dhe terrori, duke theksuar se Evropa është në anën e Austrisë në këtë rast tragjik.
“Jam e shokuar dhe e pikëlluar nga sulmi brutal në Vjenë. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave dhe me popullin austriak”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Evropa qëndron në anën e Austrisë në solidaritet të plotë. Jemi më të fortë se urrejtja dhe terrori”.