×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Der Leyen: BE gati për të nisur shqyrtimin e aplikimit të Kosovës

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shprehur gatishmërinë që institucioni që ajo drejton të nisë punën në trajtimin e aplikimit të Kosovës për marrjen e statusit të kandidatit. Megjithatë, ajo theksoi se për këtë proces është i nevojshëm një vendim unanim nga shtetet anëtare të BE-së.

    “Jemi të gatshëm të nisim procesin, por na duhet një ftesë për të dalë me opinion. Po punojmë që ta marrim këtë dhe ne jemi gati”, ka thënë von der Leyenë, duke u përgjigjur në pyetjen e RTK-së.

    Kosova ka aplikuar në vitin 2022 për statusin e kandidatit, por deri më tani nuk është trajtuar nga Këshilli i BE-së. Për të mandatuar Komisionin Evropian të punojë në opinionin përkatës, kërkohet një vendim unanim nga të gjitha shtetet anëtare.

    Presidentja e Komisionit Evropian tha se edhe çështja e masave është në duar të shteteve anëtare, të cilat duhet të vendosin njëzëri për heqjen e tyre.

    “E njëjta vlen edhe për masat. Ne jemi absolutisht gati t’i heqim masat, por edhe këtu na duhet unanimiteti i vendeve anëtare, të cilin tash nuk e kemi, por po punojmë shumë që ta marrim, sepse gjithsesi është me rëndësi që edhe Kosova të lëvizë”, ka deklaruar von der Leyen, duke shtuar se, pavarësisht rrethanave, Kosova ka mbështetje të plotë nga institucionet evropiane.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se pushtetin e ka kapur panika nga rritja dhe rikthimi i...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe për qeverinë aktuale, për mungesën e investimeve domethënëse në infrastrukturë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull në lugina dhe ultësira. Era...
    Të tjera
    Bota/Rajoni18 Dhjetor 2024
    Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në Komandën e NATO-s në Wiesbaden, Gjermani, për ndihmë dhe trajnim të forcave...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ka thënë se në dekadën e fundit, BE-ja ka humbur më shumë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vazhduar të sulmojë analistët kritikë në studio televizive. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thënë se janë sabotuar në këto 4 vite. “Ndërkaq ata...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Bashkimi Evropian është “partneri i vetëm i besueshëm dhe i palëkundur” për vendet e Ballkanit Perëndimor, tha kryeministri belg Alexander De Croo...
    Hulumtime18 Dhjetor 2024
    Real Madridi e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Pachucas në finalen e Kupës Interkontinentale. Ishte Rodrygo që realizoi në minutën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.