Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme të Kosovës për të moscertifikuar disa kandidatë, përfshirë edhe bartësinë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkak të problemeve që kishin me ligjin në të kaluarën.
Ajo ka thënë se partitë politike në Kosovë duhet të respektojnë vendimin e Supremes.
“Pas vendimit të Gjykatës Supreme për të ndalimin e Albin Kurtit nga kandidimi në zgjedhjet e jashtëzakonshme, dua të theksor se të gjitha partitë politike të Kosovës duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme dhe shpresoj se ato do të bëjnë një fushatë korrekte në javët e ardhshme”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./FrontOnline/
Following the decision of Supreme Court to ban @albinkurti from running in the early elections I want to highlight that all political parties of #Kosovo need to respect the decision of the Supreme Court and I hope they will conduct a fair campaign in the next few weeks
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) January 29, 2021