×
  • Lajme
  • Lajme

    Von Cramon, Borrellit: Lehtësimi i dialogut s’ka të bëj me operacione ditore të policisë

    FrontOnline
    13 Tetor 2021

    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola Von Cramon i ka reaguar shefit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell në lidhje me deklaratën e tij për operacionin e sotëm në veri të Kosovës.

    Ajo ka thënë se lehtësimi i dialogut Kosovë-Serbi nga ana e BE-së, nuk ka të bëj me operacione ditore të policisë, duke shtuar se shtetet që bëjnë punën e tyre duhet ta kenë respektin e plotë të BE-së.

    Von Cramon i ka kërkuar Borrellit të kritikojë vendet ku sundimi i ligjit nuk implementohet dhe shtoi se BE-ja duhet të mbështes shtetet që luftojnë krimin e korrupsionin.

    “Ju lutem kritikoni vendet ku sundimi i ligjit nuk implementohet. BE-ja duhet të mbështes vendet që luftojnë krimin e organizuar e korrupsionin. Institucionet shtetërore që bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Lehtësimi i dialogut nga ana e BE-së nuk ka të bëj me operacione ditore të policisë”, shkruan në Twitter Von Cramon.

    Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

    “Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, ka shkruar Borrell.

    Kjo deklaratë e tij ka nxitur reagime të shumta të shqiptarëve në profilin e Borrell-it në Twitter.

    Komentues të shumtë e kanë pyetur se përse duhet të dialogohet në Bruksel luftimi i krimit dhe korrupsionit.

    Reagim ka pasur edhe nga Luan Dalipi shef i stafit të kryeministrit. Dalipi ka kërkuar nga Borrell që të mos e protretizoj dhunën e nxitur nga huliganët serb si problem ndëretnik, shkruan Telegrafi.

    “I dashur z.Borrell, faleminderit për shqetësimin tuaj. Është e rëndësishme që të mos portretizohet dhuna fatkeqe e nxitur nga disa huliganë të orkestuar nga Beogradi si një problem ndëretnik midis qytetarëve shqiptarë dhe serbë në Kosovë”, ka shkruar Dalipi.

    Nga Rubrika
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, në intervistën në Rubikon në Klan Kosova, e ka cilësuar si jetike për shtetin e Kosovës, rikthimin...
    Lajme24 Korrik 2025
    Pas raportimit se Zyra e Presidencës ka nisur procedurat tenderuese për ndërtimin e objektit presidencial, ashtu që të zhvendoset nga objekti i...
    Lajme24 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar pas intervistës ultra ekskluzive të ish-presidentit Hashim Thaçi, të dhënë nga Haga për Rubikon me...
    Të tjera
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur edhe për ecurinë e shtetësisë së Kosovës, njohjet e reja dhe mos-anëtarësimin e vendit në...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, nga Haga ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Thaçi tha se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë...
    Vip24 Korrik 2025
    Reperi i njohur, Fero po vjen me një projekt të ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një...
    Bota/Rajoni24 Korrik 2025
    Arabia Saudite nënshkroi marrëveshje të rëndësishme investimi dhe partneriteti me Sirinë më 24 korrik, me vlerë prej 6.4 miliardë dollarësh, për të...
    Lajme24 Korrik 2025
    Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për hendikepin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, hendikepi i Speciales është mungesa e një mekanizimi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.