Volvo, prodhuesi i modeleve EX90 dhe XC40 Recharge, do të ketë një linjë të veturave tërësisht elektrike në nivel global deri në vitin 2030, sipas shefit komercial të markës Bjorn Annwall.
“Volvo nuk do të shesë asnjë makinë të vetme që nuk është plotësisht elektrike pas vitit 2030, pavarësisht nga tregu”, tha Annwall.
Prodhuesi i automobilave në pronësi të Geely-t do të lansojë të paktën pesë automjete të reja elektrike deri në vitin 2026, sipas një raporti të Reuters nga shkurti i cili thotë se Volvo Cars ka plane të prezantojë një mini-kombi elektrik luksoz në tregun aziatik, përveç konvertimit të sedanëve S60 dhe S90 në vetura të fuqizuara me bateri.
Vetura elektrike e fundit e kompanisë, crossoveri i vogël EX30 debutoi këtë muaj me një çmim fillestar prej 34,950 dollarë (pa përfshirë transportin) derisa dërgesat priten në verën e vitit 2024./FrontOnline/