Taksi fluturues – droni i pasagjerëve V.MO do të transportojë katër pasagjerë dhe bagazhe, në distanca deri në 200 kilometra, njoftoi Volkswagen (VW). Projekti është për tregun kinez.
Taksia ajrore, të cilën VW e ka quajtur “Tigri fluturues”, ka tetë rotorë për ngritjen dhe dy helikë të tjerë për fluturimin horizontal.
Sipas shefit të VW China, Stefan Wellenstein, ky është një produkt i përshtatur për klientët në Kinë, “nevojat e tyre për lëvizshmëri vertikale” dhe afinitetin për teknologjitë moderne.
Disa fluturime testuese janë planifikuar për këtë vit, për të optimizuar konceptin. Testet për drejtim më të avancuar, me një dron të përmirësuar, do të bëhen në fund të verës së vitit të ardhshëm./FrontOnline/