Volkswagen njoftoi së fundmi se divizioni i tij R i makinave me performancë të lartë do të bëhet tërësisht elektrike në vitin 2030. Kjo do të thotë që makinat e shkëlqyera si Golf R do të zhduken dhe do të zëvendësohen nga një sërë modelesh elektrike R.
Fillimisht besohej se ishin versionet R të ID.3 dhe ID.4, por tani gjërat duken ndryshe. Shefi i departamentit të Volkswagen R, Reinhold Ivenz, tha për Auto Express se modelet R nuk do të bazohen në platformën elektrike ekzistuese MEB.
“Ne kemi folur për disa koncepte në botën MEB dhe nuk jemi të sigurt se çfarë mund të bëjmë me baterinë për momentin. Nëse duam një model specifik MEB R, ai do të duhej të kishte baterinë e vet, dhe kjo është aq e shtrenjtë sa nuk e planifikojmë një makinë të tillë për momentin” , thotë Ivenz.
Kjo përjashton modelet ID.3, ID.4, ID. Aero dhe ID. Ata që duan një crossover më të fuqishëm të madhësisë së Golfit do të duhet të presin. Megjithatë, lajmi i mirë është se Volkswagen tashmë po punon për një platformë elektrike të gjeneratës së ardhshme, e cila do të jetë baza për modelet e ardhshme elektrike R.
“Platforma për makinat elektrike të gjeneratës së ardhshme do të lejojë shumë më tepër fuqi. MEB nuk është një platformë aq e fuqishme, por ne nuk po mendojmë për kuajfuqi, ne po mendojmë për përshpejtimin. Nëse duam nxitim nga 0 në 100 km/ h në 4 sekonda, ne do të flasim se sa forcë nevojitet për ta realizuar atë”, shtoi Ivenz.
Në atë rast, ai foli për përshpejtimin dhe kontrollueshmërinë e Tesla Model Y Performance, i cili zhvillon më shumë se 450 kf. Kjo do të thotë se objektivi i Volkswagen do të ishte të paktën 500 kf.
“ID. 4 është një koncept më i mirë sepse ka lëvizje me katër rrota, kështu që ne kemi një bazë të mirë për të ndërtuar një model R. Por gjërat po ndryshojnë shpejt për momentin, do të shohim”, përfundoi ai.
Ivenz zbuloi gjithashtu se Volkswagen do të shfaqë konceptin e tij të parë elektrik R në vitin 2024, i cili do të jetë një paraqitje e shkurtër e rrugës që po ndjek kompania. Një model prodhimi pritet të paktën dy vjet më vonë./FrontOnline/