Volkswagen do të ndërpresë prodhimin e modelit T-Roc kabriolet në vitin 2025, duke i dhënë fund një tradite 75 vjeçare të modeleve të konvertueshme me motorë me lëndë të djegshme.
Lëvizja e konfirmuar nga shefi i zhvillimit të kompanisë, Kai Gruenitz, vjen pasi VW ka zhvendosur aktivitetet e saj të ardhshme të prodhimit të modeleve tradicionale ICE në ato të reja me energji elektrike.
T-Roc Cabriolet i prezantuar në tregjet globale në vitin 2020, aktualisht është në dispozicion në dy opsione të motorit me benzinë, të cilët dallojnë për nga fuqia.
Por, me fillimin e prodhimit të gjeneratës së dytë të T-Roc në vitin 2025, VW nuk planifikon të ofrojë një version kabriolet të tij.
Gruenitz nuk ka njoftuar nëse VW po planifikon një kabriolet me energji elektrike, por sugjeron që marka gjermane po punon në atë drejtim.
Ndryshe, kabrioleti i parë i VW, Beetle, u prodhua në vitin 1949. Në përgjithësi, më shumë se 770 mijë kabrioletë nga Golf janë ndërtuar gjatë një periudhe 37 vjeçare./FrontOnline/