Në Mars, sipas Jato Analytics, 1,374,313 makina të reja u shitën në 27 vendet e BE, me pjesën e automjeteve elektrike që arriti në 16 për qind (vitin e kaluar ishte 9.7 për qind). Për sa i përket shitjeve sipas modelit, vendi i parë në mars ishte VW Golf (i shitur në 26,265 njësi, plus 12 për qind krahasuar me marsin e vitit 2020), në vendin e dytë është Peugeot 208 (25,429), dhe i treti Opel Corsa me 24,540 njësi.
Lista e 10 modeleve më të shitura në mars 2021 kompletohet nga Tesla Model 3 me 23,755 njësi, Toyota Yaris me 23,033, Volkswagen T-Roc me 21.772, Citroen C3 me 21,426, Renault Clio me 21,219, Peugeot 2008 me 20.960, dhe Fiat 500 me 20,832 njësi të shitura./FrontOnline/