Volkswagen njoftoi sot se planifikon të ndërtojë një fabrikë të madhe baterish për automjetet elektrike në Kanada.
Prodhuesi evropian i makinave njoftoi se Volkswagen Group dhe kompania e tij e baterive PowerCo do të krijojnë gjigafabrikën e tyre të parë jashtë shtetit për prodhimin e qelizave të baterive në St. Thomas, në Ontarion jugperëndimore, raportoi AP.
Sipas raporteve, fillimi i prodhimit është planifikuar për vitin 2027 dhe vitin e kaluar kompania nënshkroi një marrëveshje me qeverinë kanadeze për të identifikuar vendndodhjet e përshtatshme për një objekt të tillë në Kanada.
Përveç kësaj, do të hulumtohen mënyra se si Kanadaja mund të kontribuojë në zinxhirët e furnizimit të baterive të Volkswagen, duke përfshirë lëndët e para dhe montimin.
Me këtë rast, Provinca e Ontarios filloi të kryejë aktivitete përgatitore muajin e kaluar duke shpallur një ligj, i cili do të miratohet shpejt, në mënyrë që të përgatitet terreni për “mega-lokacionin” prej 1500 hektarësh në Ontario jugperëndimore në mënyrë sa më efikase.
Ministri provincial për Zhvillim Ekonomik Vic Fedeli tha se një pjesë e kantierit duhet të shtrihet në dy komuna, por do të inkorporohet në një, në mënyrë që të eliminohen problemet burokratike në punën me dy komuna.
Kanadaja ka pasur të paktën 10 marrëveshje kryesore të automjeteve elektrike që arrijnë në më shumë se 12 miliardë dollarë amerikanë në dy vitet e fundit./FrontOnline/