Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka njoftuar se po hyn në një partneritet të dytë me prodhuesin amerikan të çipave Qualcomm për të zhvilluar teknologjinë e automatizuar të drejtimit.
Çipi i integruar i Qualcomm do të përdoret në modelet e reja të “mes-dekadës” së Volkswagen, sipas divizionit të softuerit Cariad të Volkswagen.
Detajet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë publike.
CEO i Volkswagen, Herbert Diess tha se të gjitha automjetet në grup me softuer të standardizuar Cariad do të pajisen me teknologjinë e kompanisë amerikane.
Në janar, VW njoftoi se do të kërkonte mbështetje në zhvillimin e softuerit të drejtimit autonom nga Bosch./FrontOnline/