×
  • Lajme
  • Lajme

    Vokrri: Është kërkesë e BE-së që kërcënimet nga Serbia t’i trajtojmë me seriozitet

    FrontOnline
    03 Tetor 2024

    Zëvendësministri i pushtetit lokal Arbër Vokrri ka mohuar zërat se qeveria e Kosovës po e përdorë çështjen e veriut për fushatë elektorale, duke theksuar se përderisa Serbia vazhdon ta ketë Kosovën pjesë të kushtetutës së saj, situata e sigurisë në Kosovë gjithmonë do të jetë e cenueshme.

    Vokrri gjithashtu tha se është kërkesë e vet BE-së që çdo kërcënim që vjen nga Serbia ta trajtohet me seriozitet.

    “Nuk po përdorët për fushatë por kërcënimet janë reale unë mund të ju them se edhe nga takimet që kam pasur me deputet të parlamentit Evropian më është kërku që çdo kërcënim nga Serbia të merret seriozisht”, tha ai për RTV21

    Veprimet e fundit të qeverisë së Kosovës në veri, të cilat janë kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare, sipas institucioneve të Kosovës, kanë kontribuar në integrimin e qytetarëve serbë në këtë pjesë të vendit.

    Por, ndryshe mendon drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci.

    Sipas tij, në veri të vendit ka vetëm shtrije të policisë por jo edhe të funksionalitetit të plotë të institucioneve. Ai gjithashtu tha se atje ende përdoret dinari serb.

    “ Atje ende kryhen pagesat me dinar pra nuk është ndaluar dinari atje ende qarkullon dinari ka edhe euro por ka edhe dinar pra është situatë e njejtë”, tha Peci.

    Qarkullimin e dinarit në veri e konfirmoi edhe zëvendësministri i pushtetit lokal, Arbër Vokrri. Sipas tij, qëllimi i qeverisë ka qenë që të ndalohen transaksionet e mëdha të cilat, siç u shpreh ai, shkonin për financim të grupeve dhe bandave terroriste serbe.

    “ Qytetarët mund të japin 2 lopë dhe të marrin 2 dhi, ose mund ta japin një traktor e të marrin një ari tokë ne nuk i përcjellim këto qëllimi ka qenë që të ndalohen transaksionet bankare pra ato të bëhen me valutën zyrtare euro ajo që mund të them është se atje nuk ka më dinar me thasë me të cilat financoheshin strukturat kriminale”, tha Vokrri, transmeton Klankosova.tv.

    Ditë më parë në komunën e Zveçanit pati një shpërthim në afërsi të një pike karburanti, të hapur së fundi nga ndërmarrësit shqiptarë.
    Njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala vlerëson se mbetjet e strukturave serbe në Kosovë, sërish rrezikojnë destabilizimin e sigurisë në veri.

    “ Marrë parasysh shpërthimet dhe sulmet që kanë ndodhur ditëve të fundit atëherë arrihet në konkludim se mbetjet e bandave serbe mund të tentojnë një përshkallëzim të situatës atje”, tha Shala.

    Si t’i përdorni radiatorët e ngrohjes që të kurseni deri në 25% të faturës së rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme03 Tetor 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka bërë të ditur se prona ku ndodhi shpërthimi i mbrëmshëm në veri, i takon ish...
    Lajme03 Tetor 2024
    Edhe pas takimit me ministren e Arsimit, Arbërie Nagacit, drejtori i arsimit në Komunën e Pejës ende nuk ka vendosur se a...
    Lajme03 Tetor 2024
    Gjermania sot shënon 34-vjetorin e bashkimit. Më 3 tetor 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me qëllimin që të dy pjesët e vendit...
    Të tjera
    Lajme03 Tetor 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbajë mbledhje Komisioni për Integrime Evropiane. Në këtë mbledhje do të shqyrtohen tri projektligje që...
    Lajme03 Tetor 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vaksinimi kundër Gripit sezonal ka filluar në të gjitha Komunat e...
    Lajme03 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka takuar Konsullen e Përgjithsjme të Shteteve të Bashkuara...
    Lajme03 Tetor 2024
    Federata Sindikale e Shëndetësisë do të mbajë sot një konferencë për media. Ngjarja planifikohet të ndodh në orën 14:00. Vendimi vjen pas...
    Lajme03 Tetor 2024
    Mbi Kosovë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të...
    Lajme03 Tetor 2024
    Një shpërthim është dëgjuar në orët e mbrëmjes në Zubin Potok, afër një salle të sportit. Rastin për e ka konfirmuar zëvendësdrejtori...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.