Policia ka kapur personi i cili dyshohet se vodhi portofolin dhe telefonin e një gruaje në Prishtinë.
Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
“VJEDHJE/Rr. Hamdi Mramori, Prishtinë 23.03.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i ka vjedhur portofolin dhe telefonin viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.