Policia e Kosovës ka arrestuar një grua si e dyshuar për një vjedhje në një argjendari në Prizren.
Ajo me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse shoqëruesja e saj është liruar në procedurë të rregullt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Lidhur me rastin e cilësuar vjedhje e cila ka ndodhur me datë 06.01.2024 në Prizren në një Argjendari, ku dy persona të dyshuara femra shihen në video incizime duke vjedhur varëse argjendi, ku njëra nga personat e dyshuar e merr një varëse argjendi dhe largohet në drejtim të pa njohur. Sot me datën 08.01.2025 nga policët hetues është identifikuar e dyshuara e cila është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e pranon Veprën Penale si dhe argjendin e vjedhur e kthen në polici, ndërsa personi tjetër që ka qenë në shoqërim të të dyshuarës intervistohet dhe lirohet ne procedurë te rregullt, ndërsa e dyshuara me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.”, ka thënë Bytyqi.