Një person është arrestuar në Pejë për veprën penale “Vjedhje”.
Ai dyshohet se ka vjedhur një telefon, i cili më pas është sekuestruar dhe i është kthyer pronarit.
I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje’.
Pejë, 27 shtator 2022
Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 24.09.2022, rreth orës 18:15, ёshtё informuar se nё rrugёn “Bekim Berisha” ne Pejё, viktimёs iu ёshtё vjedhur njё (1) telefon mobil.
Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me datë 27.09.2022, ёshtё identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar, i njëjti dyshohet se e ka vjedhur telefonin mobil dhe e kishte shitur.
Telefoni mobil ёshtё sekuestruar nge hetuesit e stacionit Policor Pejё, dhe i njëjti pas procedurave iu ёshtё kthyer pronarit legjitim.
Pas intervistimit i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё.