×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vodhi 6000 euro në një hotel në Ksamil, arrestohet brenda 24 orësh hajduti serial

    FrontOnline
    06 Janar 2025

    Policia e Sarandës ka identifikuar dhe vënë në pranga brenda 24 orëve të dyshuarin si autor të vjedhjes së një sasie parash në një hotel në Ksamil.

    Arif Mance, 38 vjeç, banues në Tiranë, është identifikuar përmes pamjeve filmike si autor i vjedhjes së një shume prej 6000 eurosh në hotelin “Koko” në qendër të Ksamilit.

    Ai ka vepruar i vetëm, por ka qenë i pakujdesshëm për t’u fshehur nga kamerat e sigurisë.

    Mance rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë, i arrestuar dhe dënuar disa herë për vjedhje në Tiranë, Laç dhe qytete të tjera të Shqipërisë.Policia e Sarandës po vijon hetimet për të zbuluar nëse Mance mund të ketë kryer vjedhje të tjera në Sarandë dhe Ksamil.

    Njoftimi i policisë:

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas një pune intensive hetimore dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë, për zbardhjen e vjedhjeve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Serial Thief”, si rezultat i të cilit u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit: A. M., 38 vjeç, banues në Tiranë.Nga hetimet rezultoi se ky shtetas, më 04.01.2025, në lagjen nr. 2, Ksamil, në ambientet e një hoteli, ka vjedhur një çantë me 6000 euro, ndërsa në lagjen nr. 4, Sarandë, ka tentuar të vjedhë sende nga një automjet i markës “Audi Q5”, duke thyer xhamin e derës së drejtuesit të automjetit.Nga veprimet hetimore të mëtejshme, rezultoi se shtetasi A. M. ishte shpallur në kërkim për katër vjedhje të tjera, konkretisht:Më datë 13.12.2024, në Durrës, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë, si dhe ka vjedhur një celular;Më 08.12.2024, në Tiranë, dyshohet se ka vjedhur në një banesë dhe në një kioskë.Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të bllokuar blerjen e kompanisë amerikane të çelikut ‘US Steel’ nga kompania japoneze ‘Nippon Steel’ për...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Tabloidi gjerman “Bild” e ka renditur Shqipërinë, në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. Ndërsa ka ndarë artikullin Kryeministri...
    Të tjera
    Vip07 Janar 2025
    Edhe pak ditë na ndajnë nga gjysmë finalja e këtij edicioni të ‘Big Brother VIP Kosova’ pasi që finalja e madhe do...
    Lajme07 Janar 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak momenteve në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, raporton FrontOnline. FrontOnline, ka siguruar fotografi nga vendi...
    Lajme07 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Ferat Shala, ka thënë se Qeveria Kurti ka keqpërdorur 12.5 milion euro, sipas tij duke e e...
    Lajme07 Janar 2025
    Ish-kryediplomati finlandez, Pekka Haavisto, ndonëse është përfolur si emër i mundshëm për të zëvëndësuar emisarin sllovak, Miroslav Lajcak, në ndërmjetësimin e dialogut...
    Lajme07 Janar 2025
    Votuesit e regjistruar jashtë vendit do të kenë mundësi që të votojnë para shtetasve që jetojnë në Kosovë, për zgjedhjet e përgjithshme...
    Lajme07 Janar 2025
    Video e fundit që 19-vjeçari, Malsor Pllana regjistroi me telefon, ishte dëshmia e vdekjes së tij dhe kushëririt të tij, 17-vjeçar, Shkëlqim...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.