Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit kishin vjedhur një biçikletë në Mitrovicë, gjatë ditës së djeshme.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë vjedhur një biçikletë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.