Robin dhe Marigona Krasniqi së fundmi kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.Sigurisht, të ftuarit ishin të shumtë në numër, edhe nga të famshmit.
Aty nuk munguan edhe mysafirë nga politika, veçanërisht nga dy partitë opozitare, PDK dhe AAK.
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, deputetja e po këtij subjekti politik, Blerta Deliu, Besnik Tahiri dhe Daut Haradinaj nga AAK ishin vetëm disa prej të ftuarve.
Aty qe edhe Vlora Çitaku, nënkryetarja e PDK-së, partisë më të madhe opozitare.E pyetur nga Prive se a i shkon mendja që të organizojë një dasëm të tillë, ajo pati një përgjigje interesante.
Mes tjerash, Çitaku me humor tha se është “shumë herët me folë” për dasmën e saj.