Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores në Washington.
Front Online mëson se lirmin nga detyra e ambasadores së Kosovës në SHBA e kërkoi vetë Vlora Çitaku.
Në letrën që Çitaku i ka dërguar presidentit Hashim Thaçi, të cilën e ka siguruar Front Online, ajo nuk ka dhënë arsyet për një veprim të tillë.
“Për më shumë se pesë vite, ka qenë nderi i jetës time që të përfaqësoj Republikën e Kosovës në SHBA. Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj të gjitha institucionet e Kosovës për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë mua dhe Ambasadës së Kosovës në SHBA ndër vite”, thuhet në letrën e Çitakut./Front Online/