Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku i ka reaguar Federatës spanjolle të futbollit, e cila ka hezituar t’i referohet Kosovës si shtet, apo vetëm si “Kosova”.
Federata spanjolle vendin tonë i është referuar si “territori i Kosovës”, ndërsa Vlora Çitaku i ka dërguar të fala Spanjës, duke ia treguar edhe flamurin e Kosovës.
“Hmmm ? Të fala nga Republika e Kosovës”, ka shkruar Çitaku në Twitter.
Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje Në një postim nga Federata Spanjolle e futbollit thuhet se lista për ndeshjet e marsit do të publikohet më datë 15.
Më pas, në postim tregohen ndeshjet që do t’i ketë ekipi spanjoll, ndërsa Kosovës i referohen si “territori i Kosovës”.
“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim.
⚠️ OFICIAL | @LUISENRIQUE21 dará a conocer la próxima lista el lunes 15 de marzo.
🌎 España inicia el camino hacia #Catar2022 contra Grecia, Georgia y territorio de Kosovo.
➡️ Luis de la Fuente también anunciará la convocatoria para la EURO Sub-21.
🔗 https://t.co/MaRD0ulUL0 pic.twitter.com/Q2DkSxEIcg
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) March 9, 2021