×
  • Lajme
  • Lajme

    Vllasi: Kallas dhe Petersen janë me të përshtatshëm për Kosovën, vijnë nga vende mike të vendit tonë

    FrontOnline
    12 Prill 2025

    Analisti politik Azem Vllasi ka komentuar rolin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sørensen, duke theksuar se ata janë më të përshtatshëm për të ndërmjetësuar në dialog dhe për normalizimin e raporteve ndërmjet dy shteteve.

    Sipas Vllasit, të dy ata vijnë nga shtete mike që e njohin Kosovën, çka garanton se do të jenë të paanshëm në këtë proces të ndjeshëm.

    ‘’Kaja Kallas, dhe ndërmjetësuesi special për dialog Soren Petersen janë gjithsesi më të përshtatshëm për ndërmjetësim në dialog dhe për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi. Të dytë vijnë nga shtetet mike që e njohin Kosovën dhe kjo garanton se do të jenë të paanshëm’’ tha ai.

    Vllasi theksoi se të dyja palët kishin rënë dakord për respektimin e integritetit territorial dhe kufijve, duke theksuar se kjo vlen vetëm mes shteteve të pavarura.

    ‘’Fillimisht këta duhet t’i kthejnë palët te Marveshja e Brukselit dhe Agjenda për zbatim e Ohrit të shkurtit dhe marsit 2023. Dhe t’a obligojnë palen serbe që t’ju përmbahet. Ato ishin marrëveshje të mira si udhe rrëfim që qonte deri te një finale. Të dyja palët ishin dakorduar për respektimin e integritetit territorial dhe të kufijve’’ deklaroi ai.

    Vllasi ka kritikuar Serbinë për mos-respektimin e këtyre marrëveshjeve, duke kujtuar se Serbia ka vazhduar të agjitojë kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe e ka njoftuar zyrtarisht Brukselin dhe BE-në se nuk do t’i përmbahet këtyre marrëveshjeve.

    “Serbia nuk iu përmbahet këtyre marrëveshjeve. Gjithandej nëpër botë agjiton kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe lavohet për këtë. Madje, me shkrim zyrtar Qeveria e Serbisë e ka njoftu Brukselin,BE, se nuk do t’ju përmbahet këtyre marrëveshjeve. Serbia për sjellje të tilla nuk ka asnjë pasojë, ndërsa BE i ka vendos do masa ndaj Kosovës vetëm për faktin se Qeveria ka marë disa masa në veri për shtrirjen e sundimit të ligjit atje’’ shton ai.

    Ai gjithashtu ka theksuar se, ndërkohë që BE ka vendosur masa ndaj Kosovës për veprime të shtrirjes së sundimit të ligjit në veri, Serbia ka kaluar pa pasoja për sjelljen e saj.

    ‘’ Si synim për Marrëveshje finale gjithsesi duhet të jet njohja reciproke. Kjo nënkupton që Serbia t’a respekton Vlerësimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sipas cilit shpallja e pavarësisë të Kosovës nuk është në kundërshtim me të Drejtën Ndërkombëtare e as me Rezolutën 1244 të KS të KB’’ potencoi ai.

    Ai kërkoi që Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj, për të mundësuar normalitet mes dy shteteve të pavarura dhe sovrane.

    ‘’Sidomos duke patur parasysh se vet Serbia pat kërkuar nga ajo Gjykatë vlerësim për këtë. Konform kësaj, pala kosovare në dialog duhet të kërkoj që Serbia ta heq nga Kushtetuta e vet Kosovën. Normalitet mund të ketë vetëm në mes dy shteteve të pavarura e sovrane’’ deklaron Vllasi.

    Në fund, Vllasi tha se për vazhdimin e dialogut do të duhet të pritet paksa, duke pasur parasysh disa probleme të brendshme në Serbi. Ai shtoi se, në rast se nuk formohet shpejt një qeveri në Kosovë, mund të jetë Presidentja Vjosa Osmani ajo që do të marrë këtë detyrë, duke u angazhuar në kontakte bilaterale me zonjën Kallas dhe zotin Sørensen për të sqaruar disa çështje të rëndësishme.

    ‘’ Për vazhdim të dialogut do të pritet pakëz nga se Serbia ka do problems të brendshme. Por deri në vazhdim, Qeveria e Kosovës, posa të formohet, në kontakt bilateral me znj. Kallas dhe zt. Sorensen të sqarohen për shumë çështje. Nëse nuk ka shpejt Qeveri, këtë detyrë mund ta merr Presidentja Osmani’’ përfundoi ai.

    Kaja Kallas, përfaqësuesja e BE-së që po shpërbën barrierat në dialogun Kosovë-Serbi

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Të premten parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi frontal, i cili do të manifestohet me...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se Albin Kurti nuk i ka numrat. Ai në “Pressing” të...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari mori urdhra...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Haxhi Avdyli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka konfirmuar se partia e tij ka marrëveshje me Nismën Socialdemokrate, edhe pse jo në formë...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Gjovalin Prendi është viktima i mbetur sot nga një atentat mafioz në Lezhë. Ai ishte babai i Roan Brahimit i ekzekutuar një...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se ndjen keqardhje për kryesuesin e seancës së sotme Avni Deharin, pasi ky i fundit ndërpreu...
    Lajme17 Prill 2025
    Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se...
    Bota/Rajoni17 Prill 2025
    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Lezhë. Sipas informacioneve të Euronews Albania, një person ka mbetur i vrarë. Sipas informacioneve...
    Vip17 Prill 2025
    Moderatori i njohur Labinot Gashi, ka folur mbrëmë sërish për prishjen e raportit me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në një intervistë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.