×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlerat e larta të manganit në Badoc, përplasje mes Musliut dhe deputetëve të VV-së

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Vlerat e larta të mangani në liqenin e Badocit, kanë qenë shkak i përplasjes së deputetëve të VV-së me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun.

    Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u mbyll nga kryetarja Fitore Pacolli, pas insistimit të deputetes së PDK-së që të jap më shumë detaje për këtë çështje.

    Fillimisht Musliu, bëri thirrje që uji të mos konsumohet dhe që Inspektorati të inspektojë të gjitha lokale e gastronomisë që furnizohen nga ky liqe.

    “Helmimi i ujit të Badocit me mangan, duhet të sensibilizohen qytetarët. Nuk mjafton një cisternë me iu dërguar ujë qytetarëve. Të inspektohen restorantet, kafiteritë që shërbehen me ujin e Badocit. Ky ujë nuk shërben as për larje. Me i bë thirrje inspektoratit me inspektuar që mos ta përdorin qytetarët këtë ujë. Është shqetësim në pjesën e Matit dhe pjesët ku kanë kyçje në këtë ujë”.
    Pas kësaj reagoi Pacollim duke thënë se nuk kanë kompetencë që të falsin për cilësinë e ujit, por vetëm që qytetarët duhet që t’i adresohen thirrjeve të IKShPK-së.

    “Ne si Komision nuk na takon që ta marrim përsipër cilësinë e ujit, IKSHPK i njofton qytetarët. Na mundemi me bë thirrje por nuk jemi kompetentë me bë matje të përditshme. Qytetarët duhet ta kenë adresë IKShPK, e jo neve, na mundemi me nda thirrjen e Institutit”.
    Musliu e insistoni sërish që lokale e gastronomisë, por përdorin këtë ujë, duke e konsideruar si shumë të dëmshëm e duke bërë apel që shteti të asistojë e të ofrohet mundësi e tjetër e furnizimit, raporton EO.

    “Të gjitha lokalet që furnizohen me këtë ujë shërbejnë kafe, qaj, supë. Secili institucion duhet të alarmohet, të inspektohen gastronomi ku kanë kyçje në Badoc. Shteti duhet të asistojë të ofrojë mundësi të furnizimit me ujë, kërkesa jem është për Inspektoratin. Të vetëdijesohemi që mos ta përdorim këtë ujë”.
    Deputeti i VV-së, Salih Zyba ka kërkuar nga kryetarja që t’ia ndërpres fjalën Muslit me arsyetim se po e përdorë mbledhjen për qëllime të tjera.

    Madje Zyba e Musliu debatuan me tone të ashpra se kush ka të drejtë e kush jo t’ia ndërpres fjalën në Komisionin deputetit.
    Pacolli e mori fjalën, duke e i kërkuar Musliut që mos ta përdorë mbledhjen për siç tha fushatë, duke e konsideruar të përfunduar mbledhjen.
    Në fund Musliu tha se deputetët e VV-së nuk mund të ikin nga qytetarët: “këta nuk kanë ide, nuk mund me ik nga qytetarët, s’keni ku shkoni”.
    Në fillim të mbledhjes Komisioni e votoi Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore si dhe Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transportit publik urban, të cilat do të mund të përdoren...
    Lajme02 Janar 2025
    Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar njohje të reja për Kosovën. Pacolli ka thënë se vitin që shkoi ka sjellë letrat...
    Lajme02 Janar 2025
    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), sipas obligimeve ligjore të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ka nxjerrë Rregulloren...
    Të tjera
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Propozimet e përmendura gjatë bisedimeve të koalicionit të Austrisë sugjerojnë se mund të ketë ndryshime në kërkesat e shtetësisë, me një ndryshim...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Berisha me rastin e vdekjes së ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha....
    Vip02 Janar 2025
    Rap-artisti i njohur, Don Xhoni, viteve të fundit ka qenë tejet i komentuar për jetën personale. E më së shumti u përfol...
    Lajme02 Janar 2025
    KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në Kosovë, kanë kryer trajnime në hedhjen e...
    Lajme02 Janar 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i prekur thellë nga vdekja e ambasadorit dhe ish-zv.ministrit, Anton Berisha. Haradinaj në...
    Kronika02 Janar 2025
    Aksioni i zhvilluar nga Policia e Kosovës në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës kundër drogës në rrugën ”Bejtush Gërbeshi”, rezultoi me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.