×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Vlerat e larta të manganit në Badoc, përplasen në Komision Musliu me deputetët e VV-së

    FrontOnline
    29 Tetor 2024

    Vlerat e larta të mangani në liqenin e Badocit, kanë qenë shkak i përplasjes së deputetëve të VV-së me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun.

    Mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim u mbyll nga kryetarja Fitore Pacolli, pas insistimit të deputetes së PDK-së që të jap më shumë detaje për këtë çështje.

    Fillimisht Musliu, bëri thirrje që uji të mos konsumohet dhe që Inspektorati të inspektojë të gjitha lokale e gastronomisë që furnizohen nga ky liqe.

    “Helmimi i ujit të Badocit me mangan, duhet të sensibilizohen qytetarët. Nuk mjafton një cisternë me iu dërguar ujë qytetarëve. Të inspektohen restorantet, kafiteritë që shërbehen me ujin e Badocit. Ky ujë nuk shërben as për larje. Me i bë thirrje inspektoratit me inspektuar që mos ta përdorin qytetarët këtë ujë. Është shqetësim në pjesën e Matit dhe pjesët ku kanë kyçje në këtë ujë”.

    Pas kësaj reagoi Pacolli duke thënë se nuk kanë kompetencë që të falsin për cilësinë e ujit, por vetëm që qytetarët duhet që t’i adresohen thirrjeve të IKShPK-së.

    “Ne si Komision nuk na takon që ta marrim përsipër cilësinë  e ujit, IKSHPK i njofton qytetarët. Na mundemi me bë thirrje por nuk jemi kompetentë me bë matje të përditshme. Qytetarët duhet ta kenë adresë IKShPK, e jo neve, na mundemi me nda thirrjen e Institutit”.

    Musliu e insistoni sërish që lokale e gastronomisë, po e përdorin këtë ujë, duke e konsideruar si shumë të dëmshëm e duke bërë apel që shteti të asistojë e të ofrohet mundësi tjetër e furnizimit.

    “Të gjitha lokalet që furnizohen me këtë ujë shërbejnë kafe, qaj, supë. Secili institucion duhet të alarmohet, të inspektohen gastronomi ku kanë kyçje në Badoc. Shteti duhet të asistojë të ofrojë mundësi të furnizimit me ujë, kërkesa jem është për Inspektoratin. Të vetëdijesohemi që mos ta përdorim këtë ujë”.

    Deputeti i VV-së, Salih Zyba ka kërkuar nga kryetarja që t’ia ndërpres fjalën Muslit me arsyetim se po e përdorë mbledhjen për qëllime të tjera.

    Madje Zyba e Musliu debatuan me tone të ashpra se kush ka të drejtë e kush jo t’ia ndërpres fjalën në Komisionin deputetit.

    Pacolli e mori fjalën, duke e i kërkuar Musliut që mos ta përdorë mbledhjen, për siç tha fushatë, duke e konsideruar të përfunduar mbledhjen.

    Në fund Musliu tha se deputetët e VV-së nuk mund të ikin nga qytetarët: “Këta nuk kanë ide, nuk mund me ik nga qytetarët, s’keni ku shkoni”.

    Në fillim të  mbledhjes Komisioni e votoi Projektligjin për financimin e menaxhimit të resurseve ujore si dhe Projektligjin për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se tashmë “mafia energjetike nuk po fshihet...
    Lajme30 Maj 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka dorëzuar zyrtarisht padinë kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë....
    Lajme30 Maj 2025
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj, ka reaguar ashpër pas dëmtimit dhe djegies së bunkerit në Pikën 6,...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    KEK përmes një njoftimi për media ka njoftuar se Njësia A3 e Termocentralit Kosova A, është rikthyer në funksion sot në mëngjes,...
    Lajme30 Maj 2025
    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur sot në zyrën e tij zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, nënkolonelin...
    Kronika30 Maj 2025
    Policia në Pejë, gjatё muajit maj ka realizuar urdhёresat e gjykatёs ndaj pёrsonave tё kёrkuar. Deri më sot, policia ka arrestuar 61...
    Lajme30 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux. Siç...
    Lajme30 Maj 2025
    Në Komunë e Prishtinës ka ndodhur një rast i tentim-korrupsionit, ku një qytetar dyshohet se ka ofruar ryshfet në vlerë prej 2,000...
    Lajme30 Maj 2025
    Luan Dalipi, shef i kabintetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, ‘po e provon fatin në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.