Volejbollistja e KV Prishtina, Vlera Hajrizi është operuar me sukses, pas lëndimit të pësuar së fundi, përcjell FrontOnline.
Hajrizi është vizituar sot nga presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci dhe sekretari i përgjithshëm Valon Nikqi.
Duke i uruar shërim të shpejtë, drejtuesit e FVK-së i kanë ofruar mbështetjen e parezervë deri në shërimin e plotë dhe rikthimin në lojën e bukur të volejbollit.
Gjinovci dhe Nikqi, kanë pranuar falënderime për kujdesin e treguar, që është i një rëndësie të veçantë për secilin prej sportistëve./FrontOnline/