Kosova sonte luan si mysafire e Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në Ligën e Kombeve për sezonin e ri.
Në ndeshjen e parë “Dardanët” u mposhtën bindshëm në “Fadil Vokrri” nga Rumania me rezultat 3-0.
Ndërkohë qipriotët fituan ndaj Lituanisë me rezultat minimal 1-0.
Sa i përket përballjeve mes vete Kosova e ka mposhtur dy herë në po aq ndeshje Qipron.
Por si qëdnron vlera e kombëtareve në Transfermarkt?
Kosova me përjashtimin e tre futbollistëve si Edon Zhegrova, Florent Muslija dhe Aro Muric tani më i ka rënë paksa edhe vlera në Transfermarkt.
Kombëtarja me këta lojtarë që ka në grumbullim ka vlerë 58.30 milionë euro.
Ndërsa kundërshtari i saj Qipro posedon një vlerë prej 19.25 milionë eurosh.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve starton nga ora 18:00./Express