×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlera e koeficientit mbahet fshehur/ Jasharaj: Është shqetësuese, Qeveria po na mban në stres

    Jehona Zhuniqi
    31 Janar 2023

    U tha se do të bëhet publik gjatë muajit janar.

    Por, sot jemi ne ditën e fundit të muajit dhe Qeveria e Kosovës ende nuk ka treguar se sa do të jetë vlera e koeficientit të Ligjit të Pagave, shkruan Front Online.

    Javën e kaluar ministri i i Financave, Hekuran Murati në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave ka thënë se nuk është duke u mbajtur i fshehtë nga Qeveria e Kosovës por që janë duke u bërë llogaritjet në koordinim me informatat që vijnë nga organizatat buxhetore.

    Murati ka thënë se Ligji për paga dhe koeficientet janë duke u përllogaritur ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore.

    “Është duke u përllogaritur ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore. Momentin kur bëhet mbledhja e këtyre, mund të dihet vlera e koeficientit”, ka thënë Murati.

    E, zyrtarët publikë zbatimin e këtij ligji po e presin me ankth, sepse ende askush nga ta nuk di se sa do të jetë vlera e koeficientit, rrjedhimisht, se sa do ta ketë pagën.

    Lidhur me këtë për Front Online ka folur kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës(SBASHK), Rrahman Jasharaj.

    Ai thotë se është shqetësuese që ende nuk është bërë publike vlera e koeficientit.

    “Të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit, po besoj edhe në sektorë të tjerë kanë pritur që të dihet vlera e koeficientit sepse kështu na është thënë vazhdimisht. Sot janari po përfundon, mbase ata sot do të dalin me ndonjë deklaratë, por është vërtetë shqetësim ngase publikisht është thënë se me shkurtin të punësuarit në sektorin publik do të marrin paga me ligjin e ri, por ja që shkurti po na vjen dhe ne nuk e dimë koeficientin dhe askush në sektorin publik nuk di të tregojë sa do t’i bëhet paga”, ka thënë Jasharaj për Front Online.

    Deklaron se nëse vlera e koeficientit është nën 120 euro atëherë nuk do të ketë lëvizje në paga ashtu siç është pritur.

    “Të gjithë jemi në pritje, të gjithë jemi të shqetësuar pse jo, sepse SBASHK-u nga analizat që i ka bërë për koeficient nën vlerën 120 euro nuk do të sillte ndonjë lëvizje pozitive të pritur të pagave, pra jemi në pritje dhe në këtë stres që po na mban Qeveria nuk është mirë”, është shprehur ai.

    I pyetur se cilët do të jenë hapat që do t’i ndërmarrin në rast se kjo vlerë është më e ulët, Jasharaj ka thënë se punëtorët do të zhgënjehen dhe ky zhgënjim do të ndikojë edhe në punën e tyre.

    “Do të reagojmë publikisht nëse koeficienti nuk është ai që e kemi pritur dhe të shohim pastaj se çfarë do të ndodhë tutje. Ne jemi deklaruar se çdo vlerë e koeficientit nën 120 i cili është përmendur, nën këtë vlerë do të kemi pakënaqësi, të punësuarit në arsim por edhe të tjerët do të jenë të pakënaqur, do të jenë të zhgënjyer dhe kjo nuk është mirë, ngase tek ta do të mungojë edhe vullneti për punë dhe Qeveria duhet ta dijë këtë, dhe se më e keqe se greva kur bëhet është nëse do të kemi të punësuar në sektorin publik që do të jenë të pakënaqur të zhgënjyer sepse ai zhgënjim është e natyrshme që do të ndikojë edhe në angazhimin e tyre në punët e përditshme që i kanë”, ka deklaruar i pari i SBASHK-ut.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 4 janar Ligjin e Pagave.

    Pas dekretimit nga presidentja, ky ligj pritet të publikohet në gazetën zyrtare, ndërsa një muaj më pas hyn në fuqi.

    Ligji për Pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022.

    Projektligji i cili ka nxitur reagime për disa muaj, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë./Front Online

     

     

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje partnerëve perëndimorë që t’i japin shtetit të tij sisteme shtesë të mbrojtjes, me qëllim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE), ka organizuar aktivitetin “Shkolla e 100-të” e lidhjes së 100 shkollave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.