Vjosa Osmani ia ka bartë përgjegjësitë e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufcës.
Osmani e ka quajtur Konjufcën deputet shembullor, teksa ka shtuar se Kuvendi i Kosovës duhet jetë shtëpi e qytetarëve.
“Pas votimit të suksesshëm, kam nderin që t’ia bartë përgjegjësitë kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufcës. Deputetit dhe përfaqësuesit shembullur”, tha Osmani ndër të tjera.
Tutje, Osmani i uroi shumë suksese Konjufcës.
“I uroj shumë suksese Glauk Konjufcës…Të gjitha dosjet që i kemi, nga fushat që i kemi mbuluar do t’i transferojmë gjatë ditës së sotme”, tha më tej Osmani.
Glauk Konjufca është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.
Kundër tij kanë votuar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe. Vota ka marrë nga deputetët e AAK-së, minoriteteve tjera shumicë dhe Xhavit Halitit të PDK-së.
Në fjalën e tij para qytetarëve, ai ka falënderuar deputetët që votuan pro tij dhe është zotuar se gjithë deputetët e Kuvendit do të jenë të barabartë.