Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, është larguar nga ambientet e Presidencës.
Osmani ka qëndruar për pak minuta në Presidencë, mirëpo më pas është parë teksa është larguar bashkë me kolegët e kabinetit të saj.
Kryeparlamentarja nuk është prononcuar akoma për media.
Ndryshe, kryeparlamentarja Vjosa Osmani tash do të jetë ushtruese e detyrës së presidentit.
Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, Osmani do ta udhëheqë shtetin deri në zgjedhjen e presidentit të ri, raporton Gazeta Express.
Siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, nëse Presidenti largohet nga zyra e tij brenda mandatit, atëherë kompetencat e tij i kalojnë kryeparlamentarit.